Ende shumë masakra ruse ndaj civilëve ukrainas mbeten për t’u zbuluar, tha Presidenti Zelensky, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa premtoi të identifikonte individët përgjegjës për krimet e luftës. “Tashmë ka informacione se numri i viktimave të shkaktuar nga rusët mund të jetë edhe më i lartë në Borodyanka dhe disa qytete të tjera të çliruara”, tha Zelensky. “Në shumë fshatra të rretheve të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Sumy, pushtuesit bënë gjëra që vendasit nuk i kishin parë as gjatë pushtimit nazist 80 vjet më parë. Ne tashmë po bëjmë gjithçka që është e mundur për të identifikuar të gjithë ushtrinë ruse të përfshirë në këto krime”, pohoi ai.
Zelensky do të mbajë sot fjalimin e tij të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndërsa më shumë liderë botërorë bëjnë thirrje për një hetim të krimeve të luftës, raporton “The Trimes”. “Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, tha Zelensky. “Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Parashikohet baza e nevojshme procedurale për sjelljen e ushtarakëve fajtorë rusë para drejtësisë për çdo krim që ata kryejnë”, tha Presidenti ukrainas.
Zyrtarët ukrainas theksuan se më shumë se 400 trupat e civilëve të zbuluar deri më tani mund të eklipsohen së shpejti kur të llogariten plotësisht vrasjet edhe në zona të tjera.
Kryeprokurorja e vendit, Iryna Venediktova, paralajmëroi se situata dukej të ishte më e keqe në qytetin Borodyanka, 28 milje në veriperëndim të Kievit, megjithëse ajo nuk dha detaje. “Mund t’ju them pa ekzagjerim, por me keqardhje të madhe se situata në Mariupol është shumë më e keqe në krahasim me atë që kemi parë në Bucha, qytete, qyteza dhe fshatra të tjera pranë Kievit,” tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Gjatë një vizite në Rumani, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha: Pjesëmarrja e Rusisë në këshillin e të drejtave të njeriut është një farsë … Imazhet nga Bucha dhe shkatërrimi në të gjithë Ukrainën kërkojnë që tani të përputhim fjalët tona me veprimet. Nuk mund të lejojmë që një shtet anëtar të përmbysë çdo parim që ne duam të vazhdojë.
Ambasadori i Rusisë në OKB e quajti përpjekjen për të pezulluar anëtarësimin e saj në këshillin e të drejtave të njeriut “të pabesueshme” dhe tha se kjo nuk do të ishte e dobishme për bisedimet e paqes. Pasi Franca dhe Gjermania njoftuan dëbimin e diplomatëve rusë, Medvedev shkroi në Telegram: Kë kanë dënuar? Para së gjithash, vetë e tyre. “Nëse kjo vazhdon, do të jetë e përshtatshme … t’i mbyllim dyert ambasadave perëndimore. Do të jetë më e lirë për të gjithë. Dhe atëherë ne do të përfundojmë duke e parë njëri-tjetrin vetëm përmes armëve”, shtoi ai.