Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një autobuz i linjës, i mbushur me pasagjerë ka përfunduar në Lumin Lanë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur në ndihmë shumë ambulanca por ajo që bie në sy është Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka mbërritur menjëherë personalisht në vendin e aksidentit.

Nga policia raportohet se të plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën kanë mbeteur dy persona të cilët ndodheshin në automjetin që u aksidentua me autobusin ndërsa personat që ndodheshin në autobus raportohen me lëndime të lehta.

Ministrja është takuar me qytetarin i cili nxorri nga automjeti i vogël dy pasagjerët që u zunë poshtë prej autobuzit. Nga biseda Manastirliu interesohet për gjendjen e të plagosurve ndërkohë që komunikon dhe në telefon.