Ambasadorja Yuri Kim vijon takimet në Kuvend. Ditën e sotme ajo po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. ka qenë vetë zoti Balla që ka pritur në hyrje të Kryesisë së Kuvendit diplomaten e SHBA-ve.
Ky është takimi i radhës që ambasadorja zhvillon në Kuvend, pasi dje u takua me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njohu si drejtues të komanduar të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, dy ditë më parë ajo zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli.