Shefja e re e “Co-op”, koperativës konsumatore britanike, një sipërmarrje e shitjes me pakicë e shumicë të ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar njofton se çmimi i ushqimeve do të rritet mes mungesës së furnizimit.
Shirine Khoury-Haq ka paralajmëruar se ndërprerja e furnizimit vazhdon të jetë një sfidë e madhe mes mungesës së brokolit, marules dhe vajit të lulediellit në raftet e shitësit me pakicë.
“Ana e ofertës së gjërave është ende një sfidë e madhe globalisht. Për shembull, përmbytjet në Spanjë kanë ndikuar tek perimet jeshile si brokoli dhe marule. Në mënyrë të ngjashme, situata në Ukrainë ka ndikuar në vajin e lulediellit, kështu që ne e kuptojmë se gjërat ende po ndryshojnë gjatë gjithë kohës”, tha ajo.
Ajo shtoi se rritja e çmimeve është e detyruar pasi kostot më të larta të furnizimit shtojnë një sërë presionesh inflacioniste.
Zonja Khoury-Haq tha se biznesi duhet të përgatitet për “paqëndrueshmëri të mëtejshme” dhe të jetë i pozicionuar mirë për të reaguar ndaj çështjeve të mëtejshme të furnizimit.