Ditën e sotme i është dhënë viza e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet një qytetareje shqiptare. Këtë lajm, e dhënë fillimisht Ambasada e SHBA në Tiranë dhe më pas e ka shpërndarë dhe Yuri Kim.

Së fundmi, në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se “ky është një lajm i bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë

Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon.

Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet.