Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas lajmeve të rreme të publikuara në portalin në pronësi të djalit të Sali Berishës. Ditën e sotme u vendos në pranga një punonjës i policisë në Tiranë i cili gjithashtu quhej Taulant Balla. Disa prej mediave pranë PD-së kanë abuzuar me ngjarjen duke e përcjell lajmin si për arrestimin e kreut të grupit parlamentar të PS. Në lidhje e këto tituj Balla shprehet se diçka e madhe nuk shkon.

“Mua Zeni.TV vetem me shton jeten, po kur mendoj boronicat e Gerdecit, Nduen e Cezit, Partizanin e dhendrrit dhe SPAKUN qe nuk te fal as per nje arke peshk, atehere them dicka e madhe nuk shkon! Po ju si mendoni?”- shkruan Balla në facebook.