Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1,110 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid. Ndërkohë fatmirësish nuk është shënuar asnjë humbje jete. MSH thotë se 33 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
RAPORTIMI:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:
14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.
Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Prill 2022)
Raste të reja ditore 48
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,110
Testime totale 1,789,363
Raste pozitive 274,320
Raste të shëruara 270,474
Raste Aktive 352
Humbje jete 3,494