Dibra është qarku i parë në vend që shpallet Covid free nga Instituti i Shëndetit Publik.
Prej 10 ditësh në këtë qark nuk është regjistruar asnjë rast i ri dhe për pasojë nuk ka asnjë të infektuar aktualisht, qoftë në banesë apo në spitalin Covid.
Rënia e kurbës së infektimeve bën që së shpejti disa qarqe të konsiderohen zona të gjelbra dhe pa praninë e virusit Covid.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin numërohen 10 bashki covid free të cilat nuk kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus në 3 javët e fundit.
Aktualisht raste me koronavirus ka në 11 qarqe të vendit. 57% e të infektuarve janë në Tiranë, ndërsa më pak se 1% janë në Lezhë dhe Kukës. Këto dy qarqe pritet që së shpejti të hyjnë në listën e zonave Covid free.