Pas disa ditë hezitimi, Austria iu bashkua disa vendeve evropiane dhe dëboi diplomatët rusë.
‘’Tre anëtarë të ambasadës ruse në Vjenë dhe një diplomat nga konsullata e përgjithshme në Salzburg do të duhet të largohen nga vendi’’, njoftoi një zëdhënës i ministrit të Jashtëm Alexander Schallenberg.
“Këta persona kanë ndërmarrë veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, tha zëdhënësi. Të interesuarit do të largohen nga vendi brenda datës 12 prill.
Përafërsisht 160 diplomatë rusë dhe personel teknik janë të akredituar në Austri.
Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera të BE-së së fundmi dëbuan rreth 150 diplomatë rusë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.