Dy avionë luftarakë polakë F-16 do të patrullojnë hapësirën ajrore të Sllovakisë si pjesë e bashkëpunimit midis forcave ajrore të dy vendeve, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, pas një takimi me homologun e tij sllovak Jaroslav Nad në Bratislavë.

“Ne jemi të fokusuar në çështjet e sigurisë dhe për ne është krejtësisht e natyrshme që një ekip i F-16 do të patrullojë gjithashtu qiejt sllovakë”, theksoi Blaszczak.

“Fluturimet do të kryhen nga territori polak, por ne kemi rënë dakord që një pistë ajrore sllovake të jetë gjithashtu e disponueshme për çdo rast”, shtoi ai.

”Sllovakia është gati të blejë F-16-at e saj, kështu që të dy vendet po flasin për bashkëpunim të mëtejshëm”, përfundoi Blaszczak.