Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në panelin e Kongresit të PS, foli për projektin e paneleve fotovoltaike ndërmarrë nga qeveria dhe përfitimet e tij në mjedis dhe energji.
“Mund t’i përdorin bizneset, spitalet, siç kemi vendosur edhe më ujësjellësit që kanë një konsum të madh të energjisë elektrike, shkollat apo siç kemi nisur të bëjmë me ndërtesat shtetërore, siç është vetë ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë apo me konviktet e reja që po ndërtohen” tha ministrja.
Balluku u shpreh se është një fakt shumë i rëndësishëm është se si duke përdoru panelet fotovoltaike, autoprodhuesit kane ulur koston e produktit dhe këto raste ajo i ka parë në terren.
Ministrja ftoi një përfaqësues të kompanisë Hako për të treguar përvojën e tij me panelet fotovoltaike, duke pranuar se këto panele nuk prodhojnë asnjë ndotje për mjedisin dhe ulin ndjeshëm koston e prodhimit.