Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së Qeverisë ka bërë të ditur vendimin e rëndësishëm për futjen e sistemit elektronik në biletat e transportit ndërqytetas.

“Do ndalem një prej vendimeve të rëndësishme që prekin transportin, është projekti për disa ndryshime dhe shtesa të VKM për përcaktimin e rregullave për prodhimin , shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve me bileta të transportit rrugor. Implementohet me qëllim për sistemin e-Transport, pra biletës elektronike,” u shpreh balluku.

Ajo tha se me këtë vendim “hiqen biletat në format të parashtypur në transportin ndërqytetës”. “Prerja e biletave do bëhet nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar e-Transport, online ose nëpërmjet pajisjeve të fiskalizuara, nga agjencitë në mjete ose autobusë,”shpjegoi ministrja.