Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar edhe ditën e sotme takimet me demokratët, duke u ndalur në qytetin e Shkodrës. Pjesë e takimit ka qenë edhe ish kandidati për kryetar bashkie Xhemal Bushati, si dhe kryetari i degës se PD-së Xhevdet Amuli, së bashku me strukturat që punuan në fushatë.
Gjatë takimit Basha është shprehur se ka hequr do të nga drejtimi i PD-së për shkak të situatave të krijuara dhe se do të punojë për bashkimin e kësaj force politike. “Hoqa dorë nga procesi për shkak te situatave te krijuara. Ju shpreh mirënjohje për gjithçka keni bërë. Qëndruat fort përballë një gare aspak të zakontë. Nuk do lë asgjë pa bërë që kontributi juaj të shpërblehet.
Koha dhe e drejta janë ne krahun tonë. Jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak ditë më parë. Ai është apeluar nga PD. Gjithçka që po ndodh është pushtim i paligjshëm. Ti shërbejmë uljes se gjakrave. Përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do ti shërbej bashkimit te PD”, është shprehur Basha.