Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë e një vajze.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë ish-ministrja me anë të një postimi ne rrjetet sociale, teksa shkruan se ka zgjedhur maternitetin publik “SUOGJ Koco Gliozheni” për të sjellë në jetë vajzën e saj.

Shahini dhe bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së në Kosovë janë bërë prindër të një vajze, ndërsa më herët ish-ministrja kishte shprehur dëshirën për tu bërë nënë. Dëshirë që tashmë i është realizuar.

Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë ☺️.

Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.

Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni 🙏🏼