Juventus' Italian defender Giorgio Chiellini (R) comforts Inter Milan's Italian defender Alessandro Bastoni during the Italian Serie A football match between Inter and Juventus on October 24, 2021 at the Giuseppe-Meazza (San Siro) stadium in Milan. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Juventus-Inter është përplasja e fundit e këtij kampionati për të pasurit e vërtetë të Serie A. Të pasurit megjithatë kanë borxhe dhe nuk mund të shpenzojnë më me lirinë e mëparëshme.

Një derbi një miliardësh, – shkruan sot “Tuttosport”, – që mund të jetë goditje dinjiteti për një Serie A të keqtrajtuar dhe të varfër. 90 minutësh për t’u emocionuar, por pas lojtarëve më të mirë, në fakt mbetet skenari i shkretë.

Ky skenar është pjekur në dhjetë vite “mosveprimi për gjithçka, nga reformat te stadiumet deri te një plan koherent dhe i përbashkët për zhvillimin komercial të kampionatit më të bukur të dikurshëm në botë”.

“Derbi i Italisë, Juve dhe Inter në udhëkryqin e fundit. Është sfida e Dybala”. Ky është titulli që bie në sy në “Il Gazzettino”. Gazeta në fjalë është projektuar kështu drejt supersfidës së nesërme në “Allianz Stadium”.

Një nga protagonistët më të pritur është padyshim Dybala, i cili do ta përjetojë për herë të fundit (si bardhezi) këtë klasike të madhe të futbollit italian.