Presidenti Joe Biden, gjatë deklaratës së ditës së sotme në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar një program të ri i cili do t’i lejojë ukrainasit që ikin nga lufta me Rusinë të jetojnë përkohësisht në SHBA.
Skema, e quajtur “Bashkohuni për Ukrainën”, do të lejojë ukrainasit me një sponsor amerikan të jetojnë në SHBA deri në dy vite. Megjithatë, Presidenti Biden thotë se kjo nuk do të sigurojë një rrugë të qartë drejt marrjes së shtetësisë amerikane.
Mbretëria e Bashkuar ka krijuar një skemë të ngjashme në javët e fundit, duke i lejuar britanikët të hapin shtëpitë e tyre për ukrainasit që ikin nga konflikti. Deri më tani, mbi pesë milionë ukrainas kanë ikur nga lufta me Rusinë, duke hyrë kryesisht në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani.