Banka Botërore do të sigurojë 170 miliardë dollarë gjatë 15 muajve të ardhshëm në mbështetje të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të përballura me vështirësi ekonomike si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, deklaroi sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.
”BM dhe partnerët tanë kanë siguruar angazhimin më të madh financiar ndonjëherë të Bankës Botërore për vendet me të ardhura të ulëta në mbarë botën. Ajo do të sigurojë 170 miliardë dollarë gjatë 15 muajve të ardhshëm, me 50 miliardë dollarë të dorëzuara deri në fund të qershorit, duke mbështetur vendet që përballen me vështirësi ekonomike si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës”, tha ajo.
Sipas Truss, bombardimet e Rusisë në të gjithë Ukrainën kanë sjellë pothuajse tërësisht ndalimin e eksporteve të shportës duke çuar në rritje të madhe të çmimeve dhe duke rrezikuar jetesën në të gjithë globin.
”Përmes kësaj mbështetjeje ne qëndrojmë së bashku me vendet më të cenueshme përballë barbarizmit rus. BM ka udhëhequr duke rritur mbështetjen tonë përmes Bankës Botërore, përfshirë gati një miliard dollarë garanci huash, në mënyrë që banka të mund t’i japë më shumë hua Ukrainës pa hequr burimet nga pjesa tjetër e botës”, theksoi Truss.