European Union flags in front of the blurred European Parliament in Brussels, Belgium

Qëndrimi i Beogradit i përshkruar si asnjëanës mes Perëndimit e Rusisë, mund të mos zgjasë dot shumë.

Komisioni Europian e bëri të qartë se Serbisë do t`i duhet të pozicionit kundrehjt agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, në të kundërt, kjo mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të vendit.Kreu i njësisë së Komisionit Europian për Malin e Zi dhe Serbinë, Michael Miller, vuri në dukje kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh.

Ka pasur një evolucion shumë domethënës në kontekstin gjeopolitik dhe pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë do të jetë një element thelbësor për t’u shqyrtuar. Serbia është e vetëdijshme për pritjet e BE-së lidhur me harmonizimin, përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë.

Komentet e tij erdhën në mbledhjen e Komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Europian, ku u diskutua një projekt-rezolutë për Serbinë.Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian (PE), Vladimir Bilçik, tha se mosvendosja e sanksioneve do të kishte pasoja për Serbinë, ndaj shprehu shpresën se Beogradi zyrtar do të harmonizohet me vendimet e BE-së për Rusinë.

“Shtetet sovrane marrin vendime sovrane, por vendimet sovrane kanë gjithashtu pasoja për partneritetet ndërkombëtare, aleancat dhe integrimin evropian. Shpresoj se vendimet në Serbi, pas zgjedhjeve, do të reflektojnë aspiratat evropiane të Serbisë”, tha Bilçik. Ai paraqiti projekt-rezolutën për Serbinë para komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian. Me këtë rezolutë, PE-ja do t’i kërkojë zyrtarisht Serbisë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.