Beatrix Ramosaj ka qenë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale kohët e fundit pas ndarjes nga Donaldi dhe këngës së re “Ma shumë se ti”. U tha se kjo këngë ishte dedikim për aktorin, por Trixa sqaroi se teksti nuk është shkruar nga ajo.

Ndërkohë këngëtarja sot është shfaqur me një look të ri duke i habitur të gjithë.

Në postimet e saj në Instastory ajo shfaqet me flokë të zeza, të prera shkurt, me baluke.

Edhe pse duket se kemi të bëjmë me një paruke, Trixës i shkon shumë ky model.