Gjatë konferencë së tij për shtyp, ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për SPAK dhe kërkesën e kryeminsitrit Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste për hetim të tij.

Berisha tha se në Kongres Rama u deklaroi shqiptarëve se SPAK ishte i tij, një vegël në duart e shtetit.

“U përzgjodh SKAP-i, ata të cilët kanë pasur ndonjë vërejtje e dyshim se po abuzohej duke e quajtur SPAK-un si SPAK i partisë, u gjetën të zhgënjyer në mënyrë të përsëritur Edi Rama, kreu i organizatës u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër e PS, është fëmija i saj, është pjellë e saj e këtë ta di Shqipëria e bota”, tha Berisha.

Ish-kryeminsitri e quajti me qëllim SKAP gjykatën e Posacme pasi sipas tij ishte krijuar për të mos prekur PS-në por vetëm opozitën dhe atë vetë. Berisha tha se Rama e donte me patjetër në burg.

“Kësaj here kreu i organizatës kriminale ngarkoi SKAP-in e partisë, se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën. Pra në historinë 30-vjecare të këtij vendi, të jem i sinqertë, kuvende të tilla edhe partia e punës ka zhvilluar në 48, 56, në vitet 70, po jo kaq të hapura, përpiqej t’i demaskonte”, u shpreh Berisha.