Është dita e 47-të e luftës në Ukrainë dhe ofensiva ruse në lindje të vendit ende nuk ka filluar plotësisht.
Joe Biden për herë të parë akuzon Moskën për gjenocid.
Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S’ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë dërgimin e qindra miliona dollarëve në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën. Shuma përfundimtare pritet të jetë afër 700 milionë dollarë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë një ofertë Rusisë ku i propozoi shkëmbimin e politikanit të lartë pro-rus Viktor Medvedchuk me të burgosurit e luftës që mbahen nga forcat e Moskës.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të publikojë të mërkurën gjetjet e hetimit të saj për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe mizoritë e kryera në luftën e vazhdueshme ruse në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Misionit të SHBA-së në OSBE.
Është e paqartë se cilat do të jenë gjetjet e raportit në këtë pikë.
Nga ana tjetër kundërshtari i njohur i Putinit, Vladimir Kara-Murza, është dënuar me 15 ditë burg në Rusi për “mosbindje ndaj urdhrave të policisë”.