Mbretëria e Bashkuar njoftoi të mërkurën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Paketa e pestë e sanksioneve të Britanisë ndaj Moskës për luftën në Ukrainë përfshin një ngrirje të plotë të aseteve në bankën më të madhe ruse, Sberbank, dhe Bankën e Kreditit të Moskës, si dhe një ndalim të investimeve të reja britanike në Rusi, me vlerë mbi 14 miliardë dollarë në 2020.
Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme bëhet me dije se Britania do t’i japë fund të gjithë varësisë së saj nga qymyri dhe nafta ruse deri në fund të vitit 2022 dhe do t’i japë fund importeve të gazit. Po ashtu do të ndalohen eksportet e pajisjeve dhe katalizatorëve të naftës dhe importet e produkteve të hekurit dhe çelikut.
“Kjo do të jetë një tjetër goditje e madhe për ekonominë ruse dhe do të kufizojë më tej aftësitë e tyre në të ardhmen”, tha qeveria britanike në deklaratë.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu sanksionoi tetë oligarkë të tjerë rusë, të cilët presidenti rus Vladimir Putin “i përdor për të mbështetur ekonominë e tij të luftës”, shtohet në deklaratë.