Antonio Cassano krijon gjithmonë polemika me deklaratat e tij. Ish-sulmuesi italian, gjatë bisedës me Bobo Vierin në BoboTV, sulmoi Real Madrid dhe thumboi trajnerin Carlo Ancelotti.

“Reali luan keq, ata kishin shumë fat në Champions League përballë PSG-së dhe Chelsea. Gjithsesi, fati përfundon herët apo vonë. Skuadra nuk zhvillon një futboll të bukur në kampionat.

Shihni Barcelonën, ata u ndezën vonë, por loja e tyre është një muzikë tjetër. Ancelotti të bën të ndihesh mirë, por nuk më vjen në mendje asnjë lojtar të cilin e ka përmirësuar”, deklaroi Cassano.

Pavarësisht kritikave për stilin e lojës, “Los Blancos” fituan Superkupën e Spanjës në janar, kryesojnë La Liga-n me 12 pikë më shumë se Barcelona (ka luajtur një ndeshje më pak) dhe do të sfidojnë Manchester City në gjysmëfinalet e Champions.