Me Mauricio Pochettinon që pritet të largohet në fund të sezonit nga skuadra e PSG-së, trajneri i Tottenham, Antonio Conte, është folur se mund të marrë drejtimin e skuadrës franceze.
Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë tekniku i “Spursave”, i cili iu ka dhënë fund thashethemeve në lidhje me PSG-në, ndërsa shprehet se i vjen mirë që një klub vlerëson punën e tij, por nuk duhen krijuar lajme të rreme.
“Natyrisht është mirë që një klub vlerëson punën time, por kjo është një gjë tjetër. Më pëlqen kur njerëzit krijojnë lajme vetëm për të folur, por nuk është e drejtë, nuk është e drejtë për mua, për klubin, për lojtarët që janë të përqendruar në këto pesë ndeshje dhe që përpiqen të marrin një rezultat fantastik për ne.
Kjo situatë më bën të buzëqesh, por mendoj se njerëzit duhet të kenë respekt për të gjithë, pa krijuar lajme të rreme”, ka theksuar trajneri i Tottenahm.