Një pilot guximtar ukrainas që thuhet se ka rrëzuar mbi 40 avionë rusë ka humbur jetën në betejë duke mbrojtur Ukrainën, sipas raportimit të mediave në vend.

Majori Stepan Tarabalka, i cili njihej edhe si “Fantazma e Kievit” humbi jetën kur avioni MiG-29 që ai po drejtonte u qëllua gjatë një beteje me forcat armike. Lajmin e njoftoi majori i Kolomyia-s, Bogdan Stanislavsky.

29-vjeçari u bë një figurë kulti në fillim të luftës dhe thuhej se patrullonte qiellin mbi kryeqytetin ukrainas.

Babai i një fëmije thuhet se ka rrëzuar gjashtë avionë rusë në ditën kur filloi pushtimi dhe se totali i tij arriti në mbi 40 deri në momentin që ra duke mbrojtur vendit. Majori Tarabalka fitoi famë pasi qeveria ukrainase ndau një video në Twitter me anë të ët cilës tregonte përshtypjen e një artisti për pilotin.