Është koha që t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar një përfaqësues i Departamentit të Shtetit (DASH) duke u përgjigjur pyetjes “nëse SHBA-ja është e shqetësuar për informacionet nga Bullgaria se ekziston rreziku që Ballkani Perëndimor të bëhet rajon i jostabilitetit për shkak të veprimit të agjentëve rusë”.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov para disa ditëve paralajmëroi se Agjencia Shtetërore Bullgare për Siguri Kombëtare zbuloi disa agjentë të cilët punojnë kundër mirëkuptimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe kundër së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Nuk kemi se çka ndajmë për komentet e kryeministrit Petkov. Sa i përket stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përpjekjet ruse që të promovohet mbikëqyrje politike nuk janë të reja. Tani është koha që t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.
Në pyetjen nëse SHBA-ja pret që deri në fund të kryesimit francez me Bashkimin Evropian të hiqet vetoja bullgare dhe të arrihet marrëveshje ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, nga Departamenti i Shtetit janë përgjigjur se “Uashingtoni vazhdon t’i mbështesë aspiratat e BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”. “Përshëndesim përpjekjet e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kësaj çështje”, deklaroi Departamenti i Amerikan i Shtetit.