Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg këngëtarin Bojken Lako, dënim i cili do të konvertohet me tre vite shërbim prove. Artisti është dënuar për akuzën “ndërtim i paligjshëm” me qëllim fitimin. Ai akuzohet se 1 vit më parë ka kryer punime të paligjshme në një godinë të marrë me qira, të cilën kompozitori po e kthente në një studio muzikore.