Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së sekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku, e cila shkëputi kontaktet me familjarët e saj. Në deklaratën e dhënë para policisë, Marku ka thënë se vetëm nga mediat e ka marrë vesh që ishte në kërkim.
Në dëshminë e dhënë për autoritetet, ajo ka deklaruar se ishte larguar pas një debati me bashkëshortin dhe se ka qëndruar në një hotel në Lezhë. Shkëputjen e kontakteve me bashkëshortin, ajo e justifikon me faktin se i ishte bllokuar telefoni. Megjithatë sekretarja thotë se ka folur me familjarët e saj.
Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi në polici largimin dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.
34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, deklaroi: “U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”.