Një nismë e veçantë është ndërmarrë sot në Mat në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Kryebashkiaku Agron Malaj bën me dije se Bashkia Mat bashkë me Vizion OJF, Qendrën Traditë Art Libra dhe nxënësit e shkollave të ndryshme, mbollëm sot trëndafila, lule të shumëllojshme dhe pemë dekorative në lagjet e qytetit. “Me Vizion OJF, Qendrën Traditë Art Libra dhe nxënësit e shkollave të ndryshme, sot mbollëm trëndafila, lule të shumëllojshme dhe pemë dekorative në lagjet e qytetit.
Jo vetëm kaq, por vijuam nismën e kthyer në traditë tashmë për pastrimin e qytetit.
Ne duhet ta duam tokën që ajo të na e ktheje shumëfish këtë dashuri”, shkruan Malaj.