Vendi ynë në orët e para të ditës së shtunë do të jetë në ndikim të një fronti i cili do të sjellë reshje shiu e shtrëngata kryesisht në veriperëndim.

Gradualisht reshjet gjatë ditës do të ndërpriten duke i lënë vendin motit me diell, i cili do të jetë prezent edhe gjatë ditës së diel.

Era e vrullshme jugore e mëngjesit së të shtunës do të zëvendësohet nga era e lehtë e deri mesatare nga kuadrati i jugut.

Valëzimi në bregdet pas kalimit të këtij fronti 2 dhe 3 ballë.