Sot, 3 prill qytetarët  duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t’i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të ‘shpëtojë’ nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në kryeqytet janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve për ditën e sotme në disa rrugë të qytetit, ku kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Po ashtu ky vendim do të respektohet edhe në qytetet e tjera, ku në Belsh ku sot do të ndalohen të qarkullojnë brenda qytetit automjetet duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Në Berat, në mungesë të automjeteve, pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive. Po ashtu edhe në Durrës kufizimi i qarkullimit do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.