Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj teksa ka marrë fjalën për procedurë në Kuvend ka uruar deputetin më të ri, Pandeli Majko i cili mori mandatin e Alqi Bllakos.

Leskaj, vlerësoi Majkon duke e konsideruar atë politikan me integritet duke u shprehur se beson se nuk do të jetë në grupin parlamentar të kanabisit.

Bujar Leskaj: Në krye të herës do më lejoni të jap një vlerësim dhe urim të vecantë për deputetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. Një politikan me integritet, i vlerësuar që meriton respekt. Unë besoj se Majko nuk do të jetë te Grupi Parlamentar i kanabisit.