Dora që përloti të gjithë, fotoja e të cilës u kthye në një simbol të masakrës në Bucha është dora e Irinës, një vajze të re ëndrrat e të cilës u ndërprenë në mes nga lufta.
Imazhi i Irinës është zbuluar sot nga kryeredaktorja e një medie në Ukrainë, Katerina Sergatskova.
“Kjo është Iryna para se Rusia të vinte në tokën tonë. Ajo po mësonte grimin dhe kishte plane. Ajo jetonte në Bucha. Kjo është dora e saj me manikyr në foton grafike që shumë prej jush e kanë parë. Rusët vranë Irynën dhe qindra njerëz si ajo. Vetëm sepse ishin ukrainas”, shkruan ajo në Twitter.