Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj. Lajmin e ka bërë publik vetë Kryeministri përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Kryeministria, me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj,” shkruan Rama teksa poston dhe foto të takimit.

Mësohet se ndër temat e diskutuara mes tyre dhe delegacioneve që i shoqëronin ishte bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme.

Me interes të vecantë u diskutua për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës, si dhe dhënien e shtetësisë për qytetarët e dy vendeve.

“Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale,” shprehet Haradinaj i cili gjithashtu ka publikuar foto dh detaje të takimit me Kryeministrin Rama.