I kam kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që t’i japë fund kësaj lufte, deklaroi kryeministri italian, Mario Draghi në një intervistë për gazetën ”Corriere della sera”.
”Bisedova me Putinin përpara fillimit të luftës. I dhamë fund asaj me premtimin se do të flisnim sërish”, thotë Draghi.
”Megjithatë, disa javë më vonë ai nisi ofensivën. U përpoqa deri në fund t’i flisja për atë që po bënte. Edhe në telefonatën e fundit i kërkova vendosjen e paqes, i kërkova të fliste me Zelenskyn dhe të fillonte një armëpushim”, shton kryeministri italian.
”M’u përgjigj që nuk kishte ardhur ende koha e duhur”, shton ai.
Ndërkohë, i pyetur për sanksionet kundër burimeve energjetike nga Rusia, kryeministri italian theksoi se ”paqja kërkon sakrifica”.