Dua Lipa ka folur edhe një herë për rrugëtimin e saj nga Kosova për të bërë realitet ëndrrën e saj të një ylli ndërkombëtar.
Artistja shqiptare me famë botërore së fundmi ka dhënë një intervistë për “NPR Music” me Rachel Martin në “Morning Edition”.
Ylli nga Kosova ndër të tjera ka folur edhe për rikthimi e shumëpritur në turneun botëror pas një pauze të gjatë pa performanca për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.
26-vjeçarja foli edhe për Service95, një buletin personal që ofron lista të kuruara të gjithçkaje, nga librat e saj të preferuar deri te restorantet, të lindura nga pasioni i saj për t’u bërë rekomandime miqve dhe familjes.
Ndërsa, ajo gjithashtu prezanton dhe regjistron “At Your Service”, një podcast intervistash që gjen Lipën duke trajtuar çështje të rëndësishme, duke përfshirë politikën dhe identitetin në bisedat me autorë, artistë, stilistë. Gjatë intervistës, Dua nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj Kosovën, teksa ka përshkruar rrugëtimin e saj për në Londër dhe depërtimin në tregun e muzikës botërore pa harruar rrënjët e saj, transmeton telegraf.
“Në vitin 1992, ata u shpërngulën në Kosovë pasi po ndodhte lufta në Bosnje. Nëna ime është gjysmë boshnjake, kështu që nëna e saj ishte në Sarajevë në atë kohë, por ata u transferuan në Londër pasi situata filloi të vështirësohej vërtet në ish-Jugosllavi. Diçka që njerëzit e harrojnë gjatë gjithë kohës është se njerëzit nuk duan të largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet vërtet. Është me të vërtetë nga nevoja”, u shpreh Dua.
“Më pas kam lindur unë në 1995. Prindërit e mi kaluan një kohë të mirë në Londër, por ata gjithmonë kishin në mendjen e tyre atë ide se do të dëshironin gjithmonë të ktheheshin në Kosovë në një moment. Kur isha 11 vjeç, u kthyem në Kosovë. Të gjithë miqtë e mi do të shkonin në shkolla të ndryshme, dhe në vend që të shkoja në një shkollë tjetër, unë shkova në një vend tjetër. Shqipja ishte gjuha ime e parë, e flisja në shtëpi dhe më pas anglishtja ishte diçka që bëja në shkollë dhe flisja me miqtë e mi. Ishte thjesht një periudhë shumë interesante dhe emocionuese e jetës sime. Isha gjithashtu shumë e emocionuar nga ideja që njerëzit nuk do t’u dukej aq i çuditshëm emri Dua sa në Londër”, tha tutje këngëtarja.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Derisa jetonte në Kosovës, Dua tha se e ndjente të nevojshme që të shkonte në një vend ku të gjitha që ajo i ëndërronte mund të ndodhnin në realitet.
“Kur jetoja në Kosovë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, më pëlqente të merresha me muzikë, por thjesht ndjeja se nuk kishte se si të mund të depërtoja me të vërtetë pa qenë në një vend ku gjithçka ndodhte. Ndihesha sikur duhej të isha në Londër për ta bërë realitet ëndrrën time. Kjo është ajo që ndjeva se duhej të bëja dhe ku duhej të isha. Njerëzit më thoshin se mund të këndoja, mund t’ia dilja ose mund të isha diçka, por nuk kishte të bënte ma atë se ti do të bësh diçka. Ishte diçka që e ndjeja dhe e dija se doja ta bëja”, tha ndër tjera ylli i hitit “Levitating”.
Ndërkohë, theksojmë që Dua aktualisht ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia” dhe ndalesat e radhës janë pikërisht në Angli aty ku ajo u shpreh e lumtur për rikthim.