Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa i surprizoi të gjithë mbrëmjen e djeshme në çmimet Grammy 2022, ku u shfaq me një look të ri.

Dua u shfaq me flokë biondë të gjatë, rrënjët kishte vendosur t’i mbante më të errta ndërsa nuanca ishte gati platin.

Këngëtarja kishte veshur një fustan Versace ngjyrë të zezë, me detaje ngjyrë ari, që daton nga koleksioni “Miss S&M” i vitit 1992. Fustani elegant i zi, ishte i çarë në pjesën e pasme dhe me rrjetë e rripa përpara.

Dua bashkë me Megan The Stallion u ngjitën në skenë për të dhënë çmimin “Artistja e re më e mirë” që u fitua nga Olivia Rodrigo.