Këngëtari i njohur Endri Prifti pak ditë më parë akuzoi ish-bashkëshorten e tij se i ka grabitur apartamentin që ata ndanin bashkë, me ndihmën e disa institucioneve shtetërore.

Ai e denoncoi në emisionin investigativ “Stop”, duke thënë se me ish bashkëshorten, me të cilën u nda 2 vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.

Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi ka reaguar ish-bashkëshortja e këngëtarit, Anjeza Kolevica, e cila thotë për “Hapur” se prona ka qenë në emër të saj, përpara martesës me këngëtarin korçar. Sipas saj Prifti nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.

“Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish- bashkëshortin tim. apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët. Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtsisht e pavërtetë. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nese behet nje verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe Endri Prifti nuk ka asnje te ardhur”, shprehet Kolevica.