Në dekadat që nga vdekja e Marilyn Monroe në 1962, pyetjet vazhdojnë ta lakojnë emrin e saj, ka ende shumë për të zbuluar rreth aktores ikonike. Tanimë shpresojmë të marrim përgjigje nga regjistrimet e papublikuara më parë për disa nga pyetjet e vazhdueshme për aktoren.

Dokumentari do të publikohet ditën e nesërme në Netflix. Misteri i Marilyn Monroe: Ngjarjet e Padëgjuara synon të ndriçojë disa nga realitetet më të errëta rreth vdekjes së Monroe, përmes fjalëve të anëtarëve të rrethit të saj të brendshëm në atë kohë.

“Vdekja tragjike e ikonës së Hollywood-it, Marilyn Monroe, shkaktoi komplote dhe thashetheme për dekada, shpesh duke lënë në hije talentin dhe mendjemprehtësinë e saj”, thuhet në përmbledhjen zyrtare.

“Duke bashkuar javët, ditët dhe orët e saj të fundit përmes regjistrimeve të padëgjuara më parë, të atyre që e njihnin më mirë, ky dokumentar e ndriçon më shumë jetën e saj magjepsëse, të ndërlikuar dhe ofron një këndvështrim të ri të natës fatale të vdekjes.”

Në një trailer të shkurtër që nis me një pamje nga afër të fytyrës së Monroe-s, dëgjojmë një zë që na kujton: “Gjërat e vërteta rrallë dalin në qarkullim – zakonisht dalin vetëm gjërat e rreme. Është e vështirë të dish se ku të fillosh nëse nuk e nis me të vërtetën.”