Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga “E bukura e Adriatikut”, trageti i cili ka ndaluar në Portin e Durrësit, duke paralajmëruar në këtë mënyrë sezonin turistik që po afron.

Rama na “fton” të parafytyrojmë se çfarë mrekullie do të jetë, kur pasi disa vitesh edhe porti të jetë “i bukuri i Mesdheun”.

“Ja edhe ‘E bukura e Adriatikut’ ndalon në Durrës për të lajmëruar afrimin e sezonit më të bukur e më të pastër turistik… dhe tani parafytyrojeni çfarë mrekullie do të jetë, kur pas disa vitesh edhe porti të jetë “I bukuri i Mesdheut’”, shkruan Rama.