Kroacia ka dëbuar sot 18 diplomatë rusë të misionit diplomatik të Moskës në vendin ballkanik.
Lajmin për dëbimin e diplomatëve u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e Kroacisë.
Ministri e Jashtme kroate i ka dorëzuar ambasadorit të Federatës Ruse një kërkesë, ku i kërkon kësaj të fundit reduktimin e stafit të ambasadës me 18 diplomatë dhe gjashtë punonjës me detyra administrative ose teknike, thënë ndryshe 24 persona.