Antonio Conte ka folur për Christian Eriksen, lojtar i tij në kohën kur drejtonte Inter-in dhe një nga ish-yjet e Tottenham-it disa sezone më parë. Të dy do të jenë kundërshtarë në ndeshjen e kampionatit që do të zhvillohet këtë të shtunë mes londinezëve dhe skuadrës së Brentford-it.
“Pikësëpari dua të them se jam shumë i lumtur ta shikoj në fushë sepse ajo që kemi parë në televizor në qershor ka qenë e tmerrshme”, ka thënë Conte. “Sapo ka ardhur në Angli kam arritur ta takoj, kemi vuajtur shumë për të dhe familjen e tij. Kam folur dhe jemi më të vërtetë para një futbollisti të madh dhe një njeriu të madh.
“I uroj atij dhe familjes së tij më të mirën për të tashmen dhe të ardhmen. Do të jetë një kënaqësi ta sfidoj dhe njëkohësisht do të jetë e pabesueshme sepse nuk ndodh shpesh të kthehesh në fushë pas asaj që i ka ndodhur.
“Më bën të lumtur ta shikoj të luajë futboll sepse futbolli është jetë”, ka përfunduar trajneri i Tottenham. Brentford do të presë Spurs në javën e 34-t të Premier League.