Franca ka hapur hetimet mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, kundër shtetasve francezë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters. Në një deklaratë, prokurori francez tha se po hetonte krimet e mundshme të kryera në qytetet ukrainase të Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv midis 24 shkurtit dhe 16 marsit.

Ndërsa Perëndimi po përgatit paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, kryebashkiaku i Kievit tha se duhet të marrë fund sa më parë kjo luftë e përgjakshme. Situata midis vendeve është përshkallëzuar edhe më shumë pas masakrës në Bucha. Rusia nga ana tjetër ka mohuar se ka shënjestruar civilët dhe tha se vrasja e tyre ishte organizuar nga Perëndimi.