Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka instaluar impiantin diellor i cili do të kursejë tashmë 70% të energjisë elektrike që konsmon ky instiucion. Kryeministri Edi Rama e ka nisur pikërisht ditën sot me një ftesë për të gjithë institucionet e tjera publike e private që të ndjekin këtë shembull në një kohë kritike të cmimeve të energjisë elektrike.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES

Dhe me impiantin diellor të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që do të prodhojë rreth 70% të energjisë që konsumon, duke i nxitur të gjitha institucionet e bizneset ta ndjekin këtë shembull kuptimplotë, ju uroj një ditë të mbarë.