Ministria gjermane e Mbrojtjes ka njoftuar ditën e sotme se Gjermania do të dërgojë në Ukrainë 45 tanke luftarake të tipit Pbv 501.
Këto tanke rrjedhin nga ushtria gjermanolindore të kohës së Luftës së Ftohtë dhe ishin shitur në Suedi, ku më vonë u rishitën në Republikën Çeke , e cila tashmë do ti dorëzojë ata në Ukrainë për t’i dhënë një dorë në mbrojtjen e vendit nga Rusia.
Sipas Aktit Gjerman për Kontrollin e Armëve të Luftës, Këshilli Federal i Sigurimit duhet të miratojë në çdo kohë eksportin e armëve që kanë origjinën nga Gjermania.