Reshjet e dendura të shiut sollën probleme të mëdha në orët e mbrëmjes së të premtes në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.
Një pjesë e këtij aksi u bllokua si pasoje e inerteve, duke krijuar edhe trafik.
Fadromat punuan duke bërë të mundur hapjen e rugës në të dyja krahët, vetëm në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë po vazhdon puna për pastrimin e inerteve të rëna nga mjetet dhe punonjesit e firmave kontraktuese.
Krahas këtij aksi, situata u paraqit problematike edhe në rrugët Librazhd-Stebleve, Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglice.
Aktualisht rruga vazhdon të jetë e bllokuar vetëm në aksin Gjinar-Zavaline për shkak të një masivi shkembor i cili ka bllokuar qarkullimin e mjeteve.