Çmimet Razzie prej 4 dekadash tashmë përfaqësojnë anti-Oskar, çmimet për interpretimet që lejnë për të dëshiruar. Shumë artistë të njohur kanë fituar të paktën një prej titujve, dhe këtë vit fituesi ishte Bruce Willis, me filmin Cosmic Sin.
Një interpretim për t’u harruar sipas organizatorëve, por që pas deklaratave të fundit të aktorit, që u tërhoq nga karriera e tij e gjatë për shkak të problemeve të afazisë, që shkakton harresë të vazhdueshme dhe problematika të tjera, çmimi duket se ka humbur sensin satirik, të paktën ndaj aktorit protagonist të filmave si Die Hard dhe Pulp Fiction.
Bruce Willis si Alec Baldwin, shkrepi gabimisht armën në setin e xhirimit
Për këtë arsye organizatorët kanë vendosur të tërheqin çmimin duke thënë se “Bruce nuk e meriton diçka të tillë”.