Ndikimi i ushqimit në shëndet dhe jetëgjatësi ka intriguar shkencëtarët prej kohësh. Një studim i kryer nga ekspertë nga Norvegjia, i publikuar në revistën PLOS Medicine, sugjeron se ngrënia e ushqimeve më pak të përpunuara dhe të plota mund të ketë efekte pozitive në jetëgjatësinë. Studiuesit kanë ekzaminuar se si ndryshimet në dietë mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e një personi, duke përdorur të dhëna që gjurmojnë sëmundje të ndryshme dhe shkaqe vdekjeje në 200 vende të botës. Ata zbuluan se disa ushqime mund të ndikojnë në jetëgjatësinë.

Arra Arrat përmbajnë sasinë më të madhe të acideve yndyrore omega-3. Përveç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që mund të ngadalësojnë ose parandalojnë oksidimin. Ushqimet e pasura me antioksidantë mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimi i shkaktuar nga plakja.

Bajame Bajamet përmbajnë karbohidrate, yndyrna, proteina, vitamina, minerale dhe ujë. Është vërtetuar shkencërisht se zvogëlojnë sasinë e radikaleve të lira, përmirësojnë punën e sistemit nervor, zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq, mbrojnë nga goditjet në tru dhe përmirësojnë funksionin e trurit.

Kikirikët Janë të pasura me proteina, yndyrna cilësore, minerale dhe vitamina. Kikirikët janë të shkëlqyer për shëndetin e zemrës, duke parandaluar rritjen e kolesterolit të keq dhe duke rritur kolesterolin e mirë. Gjithashtu ka një efekt të dobishëm në nivelet e triglicerideve.

Fasulet Fasulet përmbajnë vitamina, si dhe kalcium dhe hekur, dhe falë fibrave të tretshme ulin kolesterolin e keq. Gjithashtu, fasulet ulin presionin e gjakut, kanë efekt diuretik, “thithin” toksinat, lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe veprojnë në mënyrë parandaluese ndaj shumë llojeve të kancerit.