“Qëllimi i Putinit është të na shfarosë. Qëllimi i Putinit është të zhdukë Ukrainën nga harta gjeopolitike e botës”. Kështu deklaroi ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko në një intervistë për TV francez Bfm. “Nuk ka fjalë të tjera përveç atyre të gjenocidit,” shtoi ai, “barbarët rusë qëllojnë autobusët që evakuojnë nënat.”