Ambasada e Italisë në Kiev do t’i rikthehet punës pas Pashkëve, sipas ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

“Ne ishim të fundit që u larguam dhe do të jemi të parët që do të kthehemi”, tha ai.

Pashkët bien më 17 prill të këtij viti. Italianët mbyllën ambasadën e tyre më 1 mars, duke e zhvendosur selinë e ambasadorit Francesco Zazo në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

“Ky është një gjest i mbështetjes sonë për popullin ukrainas dhe një hap konkret për të nënvizuar se diplomacia duhet të ketë përparësi”, tha Di Maio sipas agjencisë së lajmeve ANSA dhe Adnkronos.